Kyresore » 2012 » Prill » 15 » +7 nga Barça, Reali i sigurt në krye (+VIDEO)
5:55 AM
+7 nga Barça, Reali i sigurt në krye (+VIDEO)
Me rezultat prej 3-1, Real Madridi e ka mposhtur Sporting Gijonin për të mbajtur diferencën me Barcelonën në garën për titull.Pas gjysmë ore lojë u akordua penalti në favor të skuadrës mysafire, të cilën e shndërroi në gol De las Cuevas.Pas një krosimi të Sergio Ramos, Gonzalo Higuain i barazoi shifrat dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.Në gjysmën e dytë, u desh të zhvillohej minuta e 74 që vendasit të kalonin për herë të parë në epërsi këtë mbrëmje.Një harkim të Angel Di Marias e pranoi Cristiano Ronaldo për ta shënuar golin e 41-të këtë edicion në La Liga.Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi Karim Benzema (82’), ndërsa asistues ishte Mesut Oezil.Real Madridi kryeson Kampionatin spanjoll me shtatë pikë më shumë se Barcelona që ndeshjen e kësaj xhiroje e zhvillon si mysafir i Levantes.
real 3-1 by Futbol2101
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus