Kyresore » 2012 » Dhjetor » 5 » A do ta thyejë Messi sot rekordin?
1:36 PM
A do ta thyejë Messi sot rekordin?
Shumë titullarë në stol dhe shumë rezerva në fushë. Kështu ka vendosur Tito Vilanova, i cili për ndeshjen e sotme në Champions League ka vendosur të lerë pushim disa prej titullarëve duke parë që katalanasit e kanë siguruar tashmë vendin e parë në Grupin G.Përveç faktit nëse Benfica do të arrijë të kualifikohet më tej në Chzampions League, ajo që pritet me kureshtje nga tifozët e futbollit në mbarë botën është rekordi i golave në një vit kalendarik. A do të arrijë Lionel Messi të thyejë rekordin e legjendës gjermane Gerd Muller, i cili 40 vjet më parë shënonte 85 gola në një vit kalendarik? Kjo është pyetja e ditës në futboll.Kujtojmë që aktualisht "Pleshti" ka kapur shifrën e 84 golashe dhe është vetëm një hap larg historisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus