Kyresore » 2012 » Prill » 11 » Abidal kryen transplantin e mëlçisë
5:49 PM
Abidal kryen transplantin e mëlçisë
AbidalOrë vendimtare për Eric Abidal që po lufton me sëmundjen e kancerit. Mbrojtësi francez i Barcelonës, iu nënshtrua për të dytën herë brenda vitit, operacionit në mëlçi.Lajmin e konfirmoi vetë trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, duke theksuar se operacioni për transplantin e mëlçisë zgjati shumë. Burime të ndryshme mjekësore pranë klinikës ku u operua Abidal, deklarojnë se ndërhyrja zgjati pothuajse 9 orë."Orët e ardhshme janë vendimtare për Eric”, nënvizoi Guardiola, duke ia dedikuar fitoren ndaj Getafes mbrojtësit francez. Rreth një vit më parë, Abidal iu nënshtrua "bisturisë” për heqjen e tumorit, ndërsa tashmë ai u detyrua të hynte sërish në sallën e operacionit për një transplant parcial të mëlçisë, e cila iu dhurua nga një i afërm.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus