Kyresore » 2012 » Korrik » 25 » Afelay mbetet në Barcelonë
5:05 PM
Afelay mbetet në Barcelonë
Ibrahim Afelay nuk do të largohet nga Barcelona. Këtë e ka konfirmuar tekniku i katalonasve, Tito Vilanova. "Afelai është një lojtar me klas të lartë, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Dhe ai gjithmonë është pjesë e ekipit tonë. Ne do ta nisim sezonin me Afelayn”. U fol se mesfushori anësor mund të kalonte te Lazio ose tek Interi në Serinë A. Por duket se te Barcelona kanë ndërruar mendje dhe do ta mbajnë lojtarin e talentuar. Ndërkohë që katalanasit janë në kërkim të një mbrojtësi, alternativat për t’u veshur blaugrana janë disa. Por duket se kërkimi do të vazhdojë deri në momentet e fundit të këtij afati kalimtar veror.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus