Kyresore » 2012 » Prill » 13 » Aguero: Nuk më pelqen Spanja
7:40 PM
Aguero: Nuk më pelqen Spanja
Sulmuesi i Manchester Cityt , Sergio Kun Aguero edhe një herë ka konfirmuar se nuk e ka ndërmend të braktisë radhët e klubit anglez, pas zërave të fundit që flisnin për një transferim të tij në Real Madrid në fund të këtij edicioni.
Futbollisti argjentinas iu bashkua Cityt verën e kaluar, pasi kaloi nga Atletico Madrid për një shifër prej 40 milionë eurosh, kurse në këtë edicion në 29 ndeshje të ligës së aprë angleze ka shënuar 19 gola. Megjihatë, zërat për rikthimin e tij në Spanjë vazhdojnë, kurse ato i ka inkurajuar sidomos vjehrri i tij, Diego Maradona, i cili kishte deklaruar se Aguero është dashur të transferohej në Real Madrid.Pyetjes së gazetarëve anglezë nëse ka diçka të vërtetë në zërat për rikthim në Spanjë, Aguero është shprehur: "Jo, nuk ka asgjë të vërtetë. E vërteta e vetme është se këtu ndihem i lumtur dhe jam i kënaqur me bashkëlojtarët e mi, por edhe me personelin tjetër në klub. Gjëja e vetme që më mbetet të bëj është të kënaqem duke luajtur futboll. Rrallë jap intervista për media. Nganjëherë më duhet t’u lajmërohem gazetarëve për të përmirësuar disa gjëra që thuhen, por nuk kam kohë të mohoj gjithçka shkruhet për mua. E përsëris edhe një herë, këtu jam i lumtur dhe të gjithë bëjnë gjithçka që është e nevojshme për t’u ndjerë sa më komod”, ka theksuar Aguero, transmeton LF.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus