Kyresore » 2012 » Prill » 24 » Akademia e Barcelonës kërkon dy shqiptarët Albian e Adonis Ajeti
8:31 PM
Akademia e Barcelonës kërkon dy shqiptarët Albian e Adonis Ajeti
Akademia e Barcelonës ka si objektiv dy futbollistet 15-vjeçare me origjine nga Podujeva e Kosovës Albian dhe Adonis Ajeti.Shumë shpejt mund te bëhen pjese e akademisë se Barcelonës. Lajmi është bere publik fillimisht nga gazeta zvicerane "Basler Zeitung” e me pas ne ato kosovare te cilat konfirmojnë se nga një interesim nga skuadra katalanase për te marre dy futbollistet binjake pasi kaluan me sukses një test ne Barcelone.Kërkesa e klubit aktual Bazel është qe dy futbollistet te mbushin 16 vjeç për te nënshkruar me pas një kontrate profesioniste.
Duket se Barcelona kërkon te marre edhe vëllanë e tyre me te madh 18-vjeçarin Arlind Ajeti. Dy vëllezërit binjake mbahen si shume te talentuar ne Zvicër ndërsa ne testimet te Barcelona kishin lënë përshtypje mjaft te mira.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus