Kyresore » 2012 » Mars » 5 » Albert Bunjaku, gol për 3 minuta (+VIDEO)
3:29 PM
Albert Bunjaku, gol për 3 minuta (+VIDEO)
Borusia Munchengladbah ka humbur shansin të kapë vendin e dytë në tabelë. Edhe pse djemtë e trajnerit Lusien Favre ishin në formë të mirë kundër Nurenberg, vendasit u kanë dhënë leksione miqve duke i mundur ata me rezultatin minimal 1- 0. 
Sulmuesi me origjinë kosovare, Albert Bunjaku, e ka ndëshkuar MGladbahun duke i dhënë trepikëshin ekipit të tij, si dhe duke i bërë nder Bayernit Mynih të qëndrojë i qetë në vendin e dytë, duke i hequr kërcënimin e ekipit surprizë për këtë sezon. 28-vjeçari shqiptar nga Gjilani, por që sot luan me fanellën e Kombëtares së Zvicrës, është shprehur shumë i lumtur që shënoi pas tri minutave aktivizim. Ai u fut në lojë në minutën e 84-t dhe realizoi në minutën e 87-të. Një episod të tillë realizoi edhe mesfushori fierak Roshi me Këlnin ndaj Klauternit disa javë më parë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus