Kyresore » 2012 » Dhjetor » 28 » Albiol përgjënjeshtron Pepen
2:28 PM
Albiol përgjënjeshtron Pepen
Deklarata e mbrojtësit të Real Madrid,Pepe pak ditë më parë se lojtarët e huaj persekutohen në Spanjë ka sjellë reagime. Ish futbollisti i Realit të Madridit, portugezi Carlos Secretario i ka dalë në mbrojtje teorisë së patriotit të tij, duke theksuar se kur gjërat shkojnë keq janë lojtarët e huaj që e paguajnë më shumë. Futbollisti që ka luajtur për një sezon të vetëm më fanellën e "Los Blancos” ka lëshuar këto deklarata për shtypin portugez. Por jo të gjithë janë me Pepen, pasi kundër tij është Miguel Cardinal, presidenti i këshillit superior për sportet në Spanjë. Sipas Cardinal nuk është e vërtetë që futbollistët portugez persekutohen pasi në spanjë futbollistët dhe trajnerët nga portugalia i kanë dhënë shumë futbollit në vend. Kundër Pepes është kolegu i tij tek Real Madrid, Raul Albiol që thekson se tek madrilenët të gjithë trajtohen njësoj.

Raul Albiol:"Nuk e di se kujt i referohet pepe në fjalët e tij por mund të flas me siguri të plotë cka ndodh tek real madrid. Këtu portugezët, brazilianët dhe spanjollët trajtohen njësoj”.

Dhe si për të përforcuar idenë e tij albiol ka shprehur dëshirën që ronaldo të vijojë të qëndrojë tek Reali, pasi e konsideron atë si futbollistin më të mirë në botë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus