Kyresore » 2012 » Maj » 22 » Alegri: Ibra dhe Tiago Silva nuk ikin
2:04 PM
Alegri: Ibra dhe Tiago Silva nuk ikin
Mançester Siti dhe zërat e merkatos nuk e shqetësojnë Masimiliano Alegrin, i cili ka dashur të qetësojë edhe të gjithë tifozët e kuqezinjve. "Ibrahimoviç dhe Tiago Silva do të qëndrojnë”.Në një intervistë të dhënë për televizionin e klubit, ai ka shpjeguar çfarë është diskutuar kohët e fundit me drejtuesit e skuadrës rreth kësaj çështje."Klubi dhe sidomos presidenti, duan që ta mbajnë skuadrën në nivele të larta. Ibra dhe Tiago Silva janë dy kampione te të cilët Milani mund të projektojë bazat për të ardhmen. Unë dua të stërvit kampionë. Pato? Sezoni i ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm për të”.
"Ibra nuk ka asnjë pakënaqësi. Ai është i lumtur me fanellën kuqezi. Gjatë vitit mund të ketë diskutime dhe shkëmbime opinionesh me të gjithë”, shpjegoi trajneri të gjithë mosmarrëveshjet që ka patur me sulmuesin suedez.Ai ka kërkuar nga klubi që tashmë të ketë më pak lojtarë në dispozicion se sa në sezonin që sapo u mbyll, ku ka stërvitur 33 futbollistë. "Dëmtimet na detyruan që klubi të ndërhynte në merkato gjatë janarit për të bërë riparimet e duhura. Këtë vit do të kemi një skuadër me 25-26 lojtarë, ku do të jenë të përfshirë edhe 3 portierët”, tregoi ai, duke bërë edhe një përshkrim të vogël të dy blerjeve të para të kuqezinjve, Montolivo dhe Traore.

"Rikardo është gjysmë mesfushor qendre dhe gjysmë mesfushor krahu. Traore ka cilësi të mira, është një lojtar që depërton mirë dhe luan topin. Por mund të bëjë shumë më tepër”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus