Kyresore » 2012 » Shkurt » 5 » Alegri: Konte e nënvlerëson Juven
11:09 AM
Alegri: Konte e nënvlerëson Juven
Trajneri i Milanit hap krahët ndërsa komenton javën e fundit të kampionatit të Serisë A, i kushtëzuar nga koha e keqe dhe ndeshjet e shtyra për këtë arsye"Besoj se Konte e nënvlerëson Juventusin e tij, ndërsa mua nuk më pëlqen t’i nënvlerësoj lojtarët e mia”. Ky është reagimi i Masimiliano Alegrit ndaj fjalëve të trajnerit bardhezi i cili u shpreh se Milani ishte favoriti në kampionat. "Kur humbet, trajneri është i pandehuri i parë, por kemi përjetuar momente më të vështira dhe nevojitet ekuilibër. Nuk ka drama. Tani duhet një fitore me Napolin, ndërsa objektivi nuk ndryshon: duam të arrijmë të jemi pjesë e të tre turneve”.
Moti i keq
"Duhet të mësohemi të jemi të qetë”. Trajneri i Milanit hap krahët ndërsa komenton javën e fundit të kampionatit të Serisë A, i kushtëzuar nga koha e keqe dhe ndeshjet e shtyra për këtë arsye. "Ka njerëz që po përgatiten për situatën dhe ndeshjet po zhvillohen në orën 15:00. Tani stinët nuk janë të rregullta dhe duhet të mësohemi.Duhet gjetur një zgjidhje”. Për shkak të akullit, Milan-Napoli do të luhet sot pasdite dhe jo në mbrëmje, ndërsa të mërkurën kuqezinjtë do të jenë të zënë me Kupën e Italisë. "Shpresoj që të mërkurën të jetë më pak ftohtë, sepse nuk do të doja një tjetër shtyrje të ndeshjes. Nuk kemi më data për të luajtur”, nënvizon Alegri."Sot në mëngjes fola në telefon me presidentin Berluskoni dhe diskutuam lidhur me ndeshjen kundër Lacios. Ishte i qetë dhe më inkurajoi si gjithnjë”.
Përqendrimi
Lidhur me ndeshjen e sotme Alegri kërkon "më shumë përqendrim”. "Për të fituar një kampionat duhen tre pikët edhe nëse luhet keq, siç ka treguar Interi në vitet e kaluara në lojën kundër Romës. Do të ishte bukur të haje vetëm aragosta dhe haviar, pro ndonjëherë duhet të kënaqesh me panine e proshutë”, mbylli Alegri.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus