Kyresore » 2012 » Prill » 13 » Alegri: Titullin kampion e fiton Milani
5:42 PM
Alegri: Titullin kampion e fiton Milani
Masimiliano Algeri është i bindur se po të mos ishte për golin fantazmë që nuk u dha në favor të Muntarit, Milani do të ishte duke festuar titullin kampion, pasi ai gol peshon shumë për momentin. Gjithsesi, trajneri i kuqezinjve është i sigurt se titulli nuk do të ndryshojë duar dhe pas ndeshjeve të mbetura do të jenë ata përsëri duke festuar trofeun e radhës."Kemi shkuar deri në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe jemi eliminuar falë kohëve shtesë. Në Ligën e Kampioneve jemi eliminuar nga skuadra më e fortë në botë dhe në kampionat jemi vetëm një pikë larg kreut, ndonëse kemi patur shumë probleme me dëmtimet. Milani po bën një sezon të shkëlqyer dhe përpara ka Juventusin që po ecën mirë, ndërsa më vjen keq ta them po goli i Muntarit deri tani ka një peshë të jashtëzakonshme. Tani jemi pak të lodhur, por të jeni të sigurt që titullin kampion e fitojmë ne”,tha ai për "Milan Channel”.
Por gjithçka nuk varet më vetëm nga paraqitjet e Milanit. "Nëse ne do të fitonim çdo ndeshje do të shkonim në 85 pikë e do të merrnim më shumë pikë se në sezonin e kaluar. Po nëse Juventus bën 86 pikë atëherë duhet t’i bëjmë komplimentet atyre. Gjithsesi, ky do të mbetej një sezon i shkëlqyer i yni. Dhe e përsëris që nuk kam frikë të largohem nga Milani nëse dal në vend të dytë, por vlerësimet në fund i takojnë klubit”, tha ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus