Kyresore » 2012 » Mars » 5 » Allegri: Arsenali? Më mjafton vetëm Ibra
3:31 PM
Allegri: Arsenali? Më mjafton vetëm Ibra
Gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë telefonike me kanalin televiziv Milan Channel, trajneri i kuqezinjve, Massimiliano Allegri, ka shpjeguar të gjitha vështirësitë që e presin skuadrën e tij në Londër: Skuadra në Palermo ka bërë një ndeshje të madhe, sidomos në pjesën e parë. Në të dytën synimi ynë ishte të mbronim rezultatin dhe të kundërsulmonim për të gjetur golin e katërt. Pavarësisht se luajtëm mirë, më vjen keq që e humbëm disi sigurinë gjatë minutave të fundit. Megjithatë, duke e ditur që Palermo në fushën e vet është shumë e fortë, jam i kënaqur për mënyrën se si kanë shkuar gjërat, u shpreh Allegri. Tekniku livornez i Milan thuri elozhe për të besuarit e tij, sidomos për sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç dhe brazilianin Robinho: Suedezi është fantastik! Shikoj se i është rikthyer dëshira për të fituar. Por ajo çka më gëzon më tepër është fakti se kërkon të fitojë me çdo kusht Kupën e Kampioneve, trofe i cili më intrigon shumë edhe mua. Duke parë dëshirën e suedezit, më mjafton vetëm ai për të siguruar kualifikimin kundër Arsenalit. Kur një skuadër ka në organikë futbollistë si suedezi, e ka më të lehtë për të fituar. Krahas këtij, edhe Robinho po luan shumë mirë. Braziliani po zhvillon një sezon fantastik. Shpresoj ta ruajë këtë mesatare sa më gjatë, deklaroi Max Allegri. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus