Kyresore » 2012 » Maj » 1 » Allegri:Edhe sezonin e ardhshëm tek Milanit
11:49 AM
Allegri:Edhe sezonin e ardhshëm tek Milanit
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri është njëqind për qind i sigurt se do të udhëheq ekipin kuqezi edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht thashethemeve se eksperti i Barcelonës Pep Guardiola, mund ta zëvendësoj atë në fund të këtij kampionati."Unë do të jem trajner i Milanit edhe sezonin e ardhshëm, nuk kam dyshim. Unë duhet të pranoj se jam njëqind për qind i sigurt për këtë fakt. Drejtuesit e klubit më kanë bërë të qartë se janë të kënaqur me punën time dhe kështu nuk ka nevojë të flas për gjëra të tilla, " tha Allegri.Sulmuesi i gjigantit italian, Zlatan Ibrahimoviq ndoshta do të jetë mbështetësi më i madh i Allegrit, sepse ai ditë më parë deklaroi se në "San Siro” vije Guardiola ai do kërkoj një angazhim të ri.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus