Kyresore » 2012 » Shkurt » 28 » Allegri: Ka zemerim, por duhet qetesi. T’i leme gjyqtaret te qete
3:18 PM
Allegri: Ka zemerim, por duhet qetesi. T’i leme gjyqtaret te qete
Trajneri i Milanit kerkon te ule tensionin pas polemikave ne ndeshjen e shumeperfolur me Juventusin 
Allegri kerkon te ule tensioni pas spiralit te polemikave te Milan-Juve: "Eshte normale qe pas nje ndeshjeje te tille te kete pak zemerim por e rendesishmja eshte se ishte nje ndeshje e bukur ne fushe. Me vjen keq per episodet qe kane ndodhur, jane gjera qe ndodhin ne futboll, kane ndodhur dhe do te ndodhin prandaj duhet t’i perballojne me me shume qetesi. Duhet t’i lene te qete gjyqtaret dhe asistentet sepse mund te gabojne".Tekniku i Milan, ne kuadrin e dorezimit te "Pankines se Arte dhe te Argjend” do ndodhur ne qederin teknike te Coverciano, ka shuar: "Kam pare perseritjet e golit te Muntari, por nuk ishte nevoje ta rishihja. Pas ndeshjes me erdhi shume keq per ate qe ndodhi, por nuk kisha asgje kunder gjyqtareve, sepse fatkeqesisht asistenti eshte inkorporuar ne kete gabim. Me vjen keq edhe sepse behen deklarata qe krijojne pak tension pa motiv, besoj se per keto gjera mund te behen me qetesisht apo fare".Por ne fund, Allegri nuk ka harruar te ngacmoje perseri Marotta. "Cdo jave do te kerkoj autorizimin e Marotta per te folur, ne leter te thjeshte, ka shtuar. besoj se ne nuk jemi ankuar kurre per gjyqtaret. Nuk jemi ankuar kurre dhe nuk do te ankohemi per shembull per nje pozicion jashte loje, sepse eshte gjithmone e veshtire per t’u gjykuar, ashtu si edhe penalltite. Eshte normale qe nje dite me pas, me topin nje meter brenda, kjo gje na ka lene pak keqardhje, por nuk dua absolutisht te krijoj tension. E rendesishme eshte se skuadra ka bere nje ndeshje te shkelqyer, jemi ne krye te kampionatit, kemi edhe trembedhjete ndeshje, dhe kemi shume mundesi per te fituar".Duke folur per momentin e Milan, trajneri toskan ka saktesuar: "Ne ndihemi te forte. Ne kete moment na mungojne 14 lojtare, dhe shpresojme te rikuperojme ndonjerin, por skuadra ka treguar vlera te medha teknike dhe morale". Dhe midis lojtareve qe jane per t’u rikuperuar me i rendesishmi eshte padyshim Zlatan Ibrahimovic: " Eshte nje kampion kur luan ndihet dhe shpesh ben diferencen; por te mos harrojme qe pervec tij mungojne edhe te tjere. Kunder Juve kemi luajtur mire, me intensitet, ka lejuar pak dhe per 70 minuta ka bere nje ndeshje te madhe. Ndeshja e ardhshme kunder Palermo do te jete vendimtare per ne". Frazat e Buffonit - "Nuk them absolutisht asgje: them vetem qe, ashtu si luajme cdo tre dite, kur thua nje gje e pastaj sistematikisht ndodh e kunderta javen pasuese, prandaj duhet te marresh mbrapa ato qe ke thene". Thote Allegri persa i perket frazave te portierit te Juventus Gigi Buffon, i cili ka thene se edhe po ta kishte pare topin te kalonte vijen nuk do t’ia kishte thene gjyqtarit. Sipas trajnerit kuqezi, "pra, nese evitohet te flasesh per keto gjera dhe flitet vetem per futbollin e luajtur besoj se eshte shume me mire, per te miren e te gjitheve dhe qetesine globale". Conte - Allegri i ka thene gazetareve qe e ka pershendetur trajnerin e Juventusit, Antonio Conte, prezent edhe ai ne Coverciano: "Po, perse, nuk duhet ta pershendesja?" eshte pergjigjur, duke shtuar se polemikat e ketyre oreve "jane gjera te shoqerise ne te cilat nuk kam te bej aspak, une bej vetem trajnerin".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus