Kyresore » 2012 » Qershor » 30 » Alonso: Italia po ecën si Ferrari!
4:31 PM
Alonso: Italia po ecën si Ferrari!
Finalja e Euro 2012 do të jetë një ditë mjaft e veçantë për Fernando Alonson, pilotin e Ferrarit në Formula 1. Nga njëra anë, ai është një nga sportistët më të rëndësishëm të të gjitha kohëve në Spanjë, ndërsa nga ana tjetër, valëvit kudo flamurin italian të skuadrës së Ferrarit."Çfarë e diele! E filluam tre javë më parë në Kanda kur ishim për garën e Montreal me ndeshjen Spanjë-Itali dhe tani jemi përsëri këtu me të njëjtën ndeshje, por këtë radhë për një finale. Për 13 vitet e fundit, kam kaluar më shumë kohë në Itali se në Spanjë dhe në tre vitet e fundit kam qenë pjesë e një skuadre që përfaqëson Italinë në botë, ndaj nuk mund të kërkoja për një fund më të bukur të Euro2012. Të mërkurën kam vuajtur deri te penalltia e fundit për Spanjën time dhe të enjten kam kërcyer nga gëzimi për fitoren e merituar të të kaltërve!”, deklaroi piloti spanjoll.
"Askush nuk e priste Italinë si finaliste para turneut, e megjithatë ata janë këtu, nuk hoqën kurrë dorë dhe besuan në aftësitë e tyre, duke treguar se janë të barabartë me më të mirët. Ata janë si Ferrari ynë këtë vit: e filluam keq, pësuam shumë kritika pasi na cilësuan të mbaruar, por gjërat tani kanë ndryshuar, apo jo? Diferenca është që ne kemi 12 gara për të vendosur fatin tonë, ndërsa Spanjën dhe Italinë i ndajnë 90 apo 120 minuta nga trofeu”.

"Kush do të jenë lojtarët e ndeshjes? E lehtë, Iniesta e Kazijas për ne, Pirlo e Bufon për ata. Pastaj ndonjë surprizë mund të vijë nga Baloteli… Për ne spanjollët do të ishte fantastike të fitonim, por besoj edhe për italianët. Dy vendet që janë në syrin e ciklonit për shkak të vështirësive ekonomike, po tregojnë se janë më të mirët në Evropë në futboll”, ka qenë përshkrimi i finales nga piloti i Formula 1 që është një tifoz i çmendur i futbollit dhe sa herë ka mundësi, udhëton për të ndjekur ndeshjet e kombëtares apo të ekipeve spanjolle në Kupat e Evropës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus