Kyresore » 2012 » Prill » 4 » Analizë: Mos kritikoni vetëm gjyqtarin – Ja pse Barcelona mposhti Milanin
8:26 PM
Analizë: Mos kritikoni vetëm gjyqtarin – Ja pse Barcelona mposhti Milanin
Barcelona 3-1 Milan? Po, kjo ndodhi për shkak të gjyqtarit, gjyqtari e eliminoi Milanin, Platini ka gisht këtu. Në rregull të gjithë e dimë tashmë se penaltia e dytë nuk ka ekzistuar fare, por askush nuk mendon për arsyet tjera për shkak të cilave është eliminuar Milani të cilët së bashku me juve do t’i shpalosim më poshtë.
Nuk bën të nxitohesh me Thiago Silvan

Barcelona e kishte topin në këmbët e saja, krijoi raste të mira për shënim, dhe te penaltia e parë e Barcelonës, u bë një gabim katastrofal në mbrojtjen e Milanit. Shtrohet pyetja? Me çfarë mendimi, Allegri e futi në lojë Silvan kundër Romës kur e ka ditur shumë mirë se nuk ishte i gatshëm për atë takim.

Braziliani është duke u cilësuar si ndër mbrojtësit më të mirë në botë, dhe të rrezikosh me të është një ndërgjegje shumë e lartë. Jam i bindur plotësisht se nëse Silva do të ishte në këtë takim, Barcelona do ta kishte shumë më të vështirë të krijonte aksione.

Shumë pak raste për shënim

Në San Siro, Milani pati disa raste të mira për shënim, por në Camp Nou sulmi i tyre ishte dështim i vërtetë dhe shënuan gol vetëm nga një goditje në portë. Me një Robinho në sulm nuk mund të shkosh shumë largë pasi të gjithë e dimë se braziliani e ka shumë të ështirë të shënojë në pozita të mira, e mos të flasim fare për pozita të vështira.

Një Ibrahimovic i vetëm nuk mund të bënte asgjë. Ende nuk mund ta kuptoj sesi Allegri largon nga loja Seedorf dhe Boateng e fut në lojë Paton. Po kush do t’i dërgojë topat deri te Ibrahimovic – Pato – Robinho, këtë përgjigje mund ta dijë vetëm Allegri.

Mesfushë e dobët

Kemi parë të gjithë se Milani nuk po arrinte kursesi të dërgonte topin deri te Ibrahimovic, pasi e humbisnin atë në mes të fushës. Pjesa e parë ishte paksa më e mirë për ta, por siq e kemi përmendur edhe më lartë, me largimin e Boateng dhe Seedorf, Milani nuk kishte fare kreativitet ndërsa çfarë ka menduar të bëj me këtë gjë Allegri ndoshta as ai vet nuk e di. Vetëm një Aquilani nuk mund të dërgojë topa deri te sulmi pasi lëvizja e bukur e Guardiolas, duke e futur në lojë Keitan bllokoi çdo rrezik të vogël të mundshëm nga Milani.

Nxitimi me Paton – Edhe një herë tjetër

Kur do të mësojë Milani, mësimin me Paton? Kjo gjë ndodh shumë shpesh dhe tashmë është bërë shumë qesharake. Për një muaj të tërë askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me Paton, dhe vetëm me 1-2 ditë stërvitje ai futet në lojës kundër Barcelonës dhe duartrokitet nga fansat sikurse një mbret. Ibrahimovic në anën tjetër punon çdo ditë dhe luan çdo ditë e nuk mund të bëj asgjë, teksa Pato kushedi se çfarë ka bërë për shumë muaj do të futet dhe të shënojë gol? Nuk ju duket qesharake kjo gjë?

Kontrolli

Statistikat flasin shumë mirë. Milani në dy ndeshje ka krijuar 6 raste për shënim, teksa Barcelona plotë 32 të tilla. Kur një klub e mban topin rreth 70% në këmbë dhe krijon shumë raste për shënim, atëherë është shumë e qartë se do të krijohen shumë raste kontestuese te gjyqtari, pasi Barcelona pothuajse gjatë tërë ndeshjes futet në zonën e rrezikshme të kundërshtarit.

Barcelona në pjesën e dytë e kishte kontrollin e plotë mbi lojë, ishte mbretëreshë në mesfushë dhe me anë të saj krijonte çdo sulm i cili u vazhdua pothuajse çdo herë nga Messi që luajti si mesfushoro sulmues.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus