Kyresore » 2012 » Gusht » 31 » Ançeloti: PSZH do vendin e parë në Grupin A!
11:47 AM
Ançeloti: PSZH do vendin e parë në Grupin A!
Milionat e shpenzuar në merkato nga PSZH për të afruar emra si Ibrahimoviç, Laveci, Pastore e Tiago Silva nuk kanë si qëllim vetëm fitoren e titullit kampion në Francë, por edhe transformimin e këtij klubi në një superfuqi të futbollit evropian, të aftë për të ecur deri në fazat përfundimtare të Ligës së Kampioneve, me synimin për ta fituar atë.Këtë fakt e zbulojnë shumë mirë fjalët e trajnerit Karlo Ançeloti, i cili ka folur për ambiciet e skuadrës së tij pas shortit të turneut evropian, ku PSZH është në Grupin A, ndërsa kthehet në këtë turne pas 3 vitesh mungesë."Tani shorti kaloi, ka ndeshje për t’u luajtur. Do të bëjmë më të mirën për të kaluar në fazën me eliminim direkt. Kjo është eksperiencë e re për klubin tonë, ndërsa kundërshtarët që kemi përballë, Porto, Dinamo Kiev dhe Dinamo Zagreb, kanë një eksperiencë ndërkombëtare”."Ndeshjet e Ligës së Kampioneve janë të veçanta pasi ka motivim dhe përkushtim. Shpresoj që të kalojmë në fazën e eliminimit direkt duke u renditur të parët në grup”, tha trajneri që me Milanin ka fituar dy herë Ligën e Kampioneve në 3 finale të luajtura.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus