Kyresore » 2012 » Prill » 12 » Anelka, lojtar-trajner në Kinë
9:48 PM
Anelka, lojtar-trajner në Kinë
Nicolas Anelka do të jetë lojtar-trajner i ekipit Shanghai Shenhua pas shkarkimit të tre zëvendëstrajnerëve gjatë këtij sezoni. Tashmë sulmuesi francez do të ndihmojë bashkëpatriotin e tij Jean Tigana, i cili është trajneri i parë i skuadrës kineze. Ish-futbollisti i Chelsea u transferua në Kinë gjatë merkatos së janarit dhe menjëherë pas tij Tigana nënshkroi një kontratë 1-vjeçare me objektivin për të përmirësuar vendin e 11 të sezonit të kaluar."Është zyrtare: jam lojtar-trajner i Shanghai Shenhua”, shkroi Anelka në Twitter.Aktualisht Shanghai renditet në vend të pestë të kampionatit kinez të futbollit, pas dy fitoresh në pesë javët e para.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus