Kyresore » 2012 » Qershor » 16 » Anglia eliminon Suedinë, 3-2 në Olimpiskiy Arena të Kievit
0:03 AM
Anglia eliminon Suedinë, 3-2 në Olimpiskiy Arena të Kievit
Në një ndeshje madhështore të zhvilluar në Olimpiskiy Arena të Kievit, Anglia ka eliminuar Suedinë nga kampionati evropian Euro 2012 pasi arriti ta mposhtë skuadrën skandinave me rezultat 3-2. Ndeshja filloi në ora 21:00 për shkak të vonesës së krijuar nga shiu në ndeshjen tjetër të Grupit D, por kjo nuk i pengoi lojtarët që të shfaqin një performancë të jashtëzakonshme, në ndeshjen më të mirë deri më tani në Euro 2012.Pjesa e parë ishte relativisht e baraspeshuar me dominim të Anglisë që pati rastet më të mira në këtë periudhë.Anglia kaloi e para në epërsi. Pas një harkimi hyjnor nga Steven Gerrard ishte Andy Carroll ai që u gjend më së miri në zonë për të realizuar me kokë për 1-0.

Ky ishte dhe rezultati i pjesës së parë, kurse në pjesën e dytë u zhvillua dhe drama më e madhe deri tani në Euro 2012.

Vetëm katër minuta brenda pjesës së dytë (49`), Glen Johnson shënoi një autogol pas një rrëmuje të shkaktuar nga një gjuajtje e lirë e ekzekuktuar nga Zlatan Ibrahimovic që rezultoi për barazimin e rezultatit në 1-1.

Presioni suedez vazhdoi dhe pas një harkimi të bukur në zonë nga Larsson, ishte Olaf Mellberg ai që me kokë e kaloi në epërsi Suedinë për 2-1.

Kur të gjithë menduan se ndeshja mbaroi dhe zhgënjimi filoi të përhapet tek anglezët, në skenë del vogëlushi Theo Ëalcott, i cili me një raketë angleze të Luftës së Dytë Botërore e bombardoi portierin Isaksson, të cilin sigurisht pas ndeshjes duhet ta kontrollojnë specialistët e syve (64`).

Anglia më pas merr kontrollin e lojës në dorë, por nuk munguan as rastet e suedezëve. Për t`ua bërë me dije të gjithëve se nuk ka nevojë të kthehet Rooney, u përkujdes Danny Ëelbeck, i cili në mënyrë maestrale i dha fitoren Anglisë për 3-2.

Deri në fund Suedia tentoi që së paku të barazonte, por nuk arriti të bëjë asgjë kurse rezultati mbeti 3-2 në favor të Anglisë.

Me këtë fitore Anglia është në vendin e dytë me katër pikë nga dy ndeshje, ashtu sikurse liderja Franca, teksa Suedia eliminohet pa pikë. Ukraina takohet me Anglinë në ndeshjen e fundit dhe opsioni i vetëm për nikoqirët ndaj Tre Luanëve është fitorja.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus