Kyresore » 2012 » Qershor » 26 » Anglia luajti si Chelsea
3:45 AM
Anglia luajti si Chelsea
Mesfushori i Italisë, Alessandro Diamanti ka kritikuar lojën shumë defensive të Anglisë në ndeshjen çerekfinale, duke thënë se ata u munduan të luajnë sikur Chelsea. Ekipi i Cesare Prandellit fitoi pas penalltive 4:2, pasi ndeshja e rregullt përfundoi 0:0, edhe pse ata kishin me dhjetëra raste për të shënuar. 29-vjeçari menjëherë pas takimit ka krahasuar mbrojtjen ultra defensive të Anglisë me atë të Chelseat në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës dhe Bayern Munichut. "Anglia dëshironte të mbrohej sikur Chelsea. Ata dështuan. Ne e dinim se ata dëshironin të mbroheshin dhe të na rrezikonin në kundërsulme, por ne ishim këtu për të luajtur lojën tonë. Gjëja më e rëndësishme është se ne e mbajtëm mirë topin dhe fituam në stilin tonë. Ne kemi mundur të fitojmë takimin edhe në kohën e rregullt, por ishim të pafat në rastet që kishim”, tha Diamanti për Goal.com.Diamanti po ashtu shpjegoi se Prandelli i kishte thënë atij të luante në mënyrën që donte që kur ai hyri si zëvendësues në minutën e 78-të. 

"Kur trajneri më kërkoi të aktivizohem, ai me tha ‘shko dhe luaj ashtu si dëshiron’ dhe mirë unë ia dola. Unë shënova penalltinë vendimtare”, tha në fund Diamant.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus