Kyresore » 2012 » Qershor » 23 » Anglia, shpërblim i majmë në rast kualifikimi
1:29 PM
Anglia, shpërblim i majmë në rast kualifikimi
Federata Angleze e futbollit ka vendosur t'i japë një shpërblim të majmë skuadrës përfaqësuese në rast fitore Euro 2012. Sipas asaj që publikohet në median britanikë, institucioni më i lartë i futbollit është gati të akordojë një fond prej 20 milionë Paund për Tre Luanët. Anglia pas kualifikimit për në fazën finale të Euro 2012 përfitoi 6.7 milionë Paund, ndërkohë që kalimi për në cerekfinale të evenimentit i solli kësaj skuadre 2.2 milionë Paund. Në rast se skuadra e Roi Hoxhson do të fitojë ndaj Italisë do të marrë edhe 1.7 milionë Paund të tjerë. Nëse kalon në finale do të përfitojë 2.5 milionë Paund, ndërsa triumfi final i siguron asaj 6.2 milionë Paund.
Megjithatë trajneri Hoxhson deklaroi se nuk mendon për anën financiare të kësaj aventure, por vetëm për lavdine e skuadrës.'Shpërblimi financiar është gjëja e fundit në mendjen e futbollistëve të mi-tha Hoxhson-fitorja në fund do të ketë një domëthënie më të madhe për ne. Do të na pëlqente të ktheheshim ne vend me nje medalje'.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus