Kyresore » 2012 » Maj » 21 » Anzhi ia ka vënë syrin Van Persiet
2:42 PM
Anzhi ia ka vënë syrin Van Persiet
Trajnerit holandez të skuadrës ruse Anzhi Makhachkala, Guus Hiddink, i është lënë dora e lirë që të shpenzojë sa të dojë për të sjellë tre lojtarë të kalibrit më të lartë botëror. 
Hiddinkut pasi i është dhënë kjo liri ka futur në krye të listës sulmuesin holandez të Arsenalit, Robin van Persie. Pronari i Anzhit, Suleyman Kerimov, një nga njerëzit më të pasur në botë, i ka thënë Hiddinkut se lojtarët më të mirë të klubit mund të paguhen deri në 370 mijë euro në javë, që do të thotë 18.5 milionë euro në vit, pa taksa. Hiddink tash është duke synuar që t'ia bëjë këtë ofertë Van Persiet, që do të jetë shumë më e madhe se paga që mund t'i ofrojë Arsenali edhe me kontratë të re. 

"Në afatin kalimtar të verës ne do të bëjmë disa investime të mira për të ndërtuar Anzhin në njërën nga skuadrat më të mëdha në botën e futbollit. Ne kemi arritur të futemi në 'Top 5' të futbollit rus. Tash jemi në nivel me skuadrat e mëdha nga Moska dhe St Petersburgu. Por duhet të bëjmë hapa edhe më të mëdhenj se që kemi bërë deri më tash, për të luftuar për pozitën e parë. Në fillim kam thënë se nuk do t'ia vë syrin lojtarit holandez, por tash nuk e përjashtoj këtë mundësi", ka thënë Hiddink.

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, emri i të cilit po ashtu ishte përmendur për një transferim të mundshëm tek Anzhi, ka hedhur poshtë këtë mundësi.

"Po të doja të transferohesha dhe të fitoja para të mëdha, do ta bëja këtë qysh në janar. Shuma që më është ofruar ishte shumë e madhe, por jam i lumtur tek Interi", ka thënë Sneijder.

Pyetja është nëse Van Persie do të vendosë të kalojë në Rusi. Skuadra ruse po i ofron kontratë trevjeçare që do t'i garantonin atij 56 milionë euro pa taksa.

Hiddink ka thënë se dëshiron të shndërrojë Anzhin në njërën nga skuadrat më të mëdha në botë.

Pronari i klubit Kerimov, thuhet se ka afërsisht forcë të njëjtë financiare me pronarët arabë të Cityt.

Ish-trajneri i Chelseat, Hiddink, ka refuzuar ofertën për të kryer edhe detyrën e trajnerit në Përfaqësuesen e Rusisë, ku ishte më parë.

"Unë e di se jam kandidat për rolin e dyfishtë. Por, nuk është e mundur kjo gjë. Mua është duke më shijuar kjo përvojë në Anzhi", ka thënë Hiddink.

Sulmuesi i Anzhit, Samuel Eto'o, aktualisht është lojtari më i paguar në botë. Paga e tij vlerësohet të jetë 320 mijë funte në javë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus