Kyresore » 2012 » Tetor » 17 » Aragones kundër Xavit: Mourinho në histori
11:41 AM
Aragones kundër Xavit: Mourinho në histori
Nuk e ka patur aspak problem të përsërisë elozhet për trajnerin e Real Madrid, Jose Mourinho. Ish tekniku i kombëtares spanjolle, Luis Aragones vlerësoi në maksimum teknikun portugez sërish pas disa ditësh. Këtë herë duke folur për "Radio Marca", Aragones nuk pajtohet me Xavin, i cili deklaroi se Mourinho nuk do të jetë pjesë e historisë për shkak të stilit të lojës që luan skuadra e tij."Mendoj se është plotësisht fitues në futboll dhe emri i tij do të jetë në histori sepse ka bërë dhe bën më shumë se çdo trajner tjetër dhe kjo gjë është fitorja", deklaroi Aragones në përgjigjen ndaj Xavit, teksa u tregua mjaft sportiv duke i shprehur edhe komplimente."Ato që bën Iniesta në fushë janë jashtëzakonisht të vështira, por për mua kryesori është Xavi. Nuk e humbet topin dhe bën që skuadra të luajë ashtu si ai dëshiron. Eshtë lojtari ideal për kombëtaren", përfundoi ish trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis Aragones.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus