Kyresore » 2012 » Maj » 1 » Argjentinasi Tevez i habit te gjithe: Dua te qendroj
1:02 PM
Argjentinasi Tevez i habit te gjithe: Dua te qendroj
Carlos Tevez ka deklaruar se kerkon te qendroje per nje kohe te gjate te Manchester City… vetem 6 ndeshje pasi u kthye nga eksodi i tij 5 mujor. Tevez dukej se do te largohej perfundimisht nga kjo skuader gjate janarit, pasi ishte shume prane transferimit te Milani, por nje gje e tille nuk ndodhi dhe ai u detyrua te kthehej te ky ekip. Argjentinasi u be menjehere protagonist me skuadren duke e ndihmuar qe te ringjallte shanset per titullin kampion, pasi shenoi kater gola ne 3 ndeshjet qe eshte aktivizuar si titullar deri tani, ndersa ka qene titullar edhe ne derbin kunder Manchester United."Ky klub ka ndertuar dicka te vecante gjate viteve te fundit. Ishte ky projekt dhe kjo enderr qe me beri te vij te Siti qe ne fillim. Une kam qene ketu qe ne fillimin e projektit dhe ndaj te njejten enderr me sheikun Mansur. Ai ka qene gjithmone i shkelqyer me mua dhe une dua t’ia shperblej besimin dhe te qendroj ketu sado qe te nevojitet per ta bere kete projekt te suksesshem. Jam nje person ambicioz. Dua te punoj dhe te fitoj tituj me Cityn. Kjo eshte gjithcka qe ka kuptim per mua, si lojtar dhe person”, tha argjentinas. Nderkohe, cudia e dyte vjen nga trajneri Mancini, i cili pak kohe pasi e ka cilesuar "te padeshiruar”, "te mbaruar” apo "arrogant”, eshte i bindur se argjentinasi do te shkruaje historine e klubit. "Mendoj se Carlos eshte i destinuar te shenoje golin me te rendesishem ne historine e klubit”, ishin fjalet e trajnerit italian. 

Manchester United, Nani: Do te qendroj tek United, Kontrata e re ne fund te sezonit
Nani ka deklaruar se ai eshte ne bisedime me Manchester United per kontraten e tij te re. Mesfushori portugez ne ditet e fundit ka qene i perfolur per nje largim ne te ardhmen nga "djajte e kuq”, por me sa duket ai ka vendosur qe te zgjase qendrimin ne "Old Trafford” dhe te nenshkruaje nje kontrate te re.
"Agjenti im po negocion me klubin per nje kontrate te re dhe gjerat po shkojne shume mire”, tha fillimisht Nani. "Une shpresoj qe ne fund et sezonit te arrijme nje marreveshje. Manchester United eshte shtepia ime”, vazhdoi deklaraten e tij mesfushori portugez. Nani ka zhvilluar 193 ndeshje me United qe nga mberritja e tij nga Sporting Lisbona ne vitin 2007. "Trajneri ka shume besim tek une dhe kjo eshte ajo qe ka me shume rendesi. Ai eshte nje trajner i shkelqyer. Per mua eshte me i miri ne bote”, tha 25-vjecari.
"Por me gjithe paraqitjet e mia, ai ndonjehere nuk ka qene shume i kenaqur. Une e mbaj mend ne disa ndeshje kur ne kemi qene duke fituar 2 apo 3 me 0 dhe ai serish nuk ishte i kenaqur. Dukej sikur ne kishim humbur. Ai eshte nje person i cili mund te kenaqet me kaq”, deklaroi Nani.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus