Kyresore » 2012 » Prill » 11 » Arsenali kërkon El-Sharaui
5:32 PM
Arsenali kërkon El-Sharaui
 El-SharauiMediat britanike kanë publikuar lajmin se Stefan El-Sharaui, sulmuesi 19 vjeçar i Milanit, është një nga objektiva kryesorë të merkatos së Arsenalit. Sipas "Metro”, futbollisti nuk po gjen hapësirat e kërkuara në radhët e kuqezinjve dhe nuk do ta hidhte poshtë mundësinë e transferimit të një ekip kaq prestigjioz."Di që Venger e ndjek prej shumë kohësh, por kuqezinjtë kanë gjetur akordin me Xhenoan për të siguruar gjysmën tjetër të kartonit të tij. Nuk e di nëse do ta lënë të largohet në formë huazimi”, ishin fjalët e menaxherit të tij, Roberto Lo Forio.Pikërisht huazimi me të drejtë blerje është ajo që kërkon Arsenal, i cili i ka bërë të qartë futbollistit se në radhët e "topçinjve” do të kishte më tepër hapësira edhe për faktin se Venger është një trajner që ndihmon rritjen dhe shpërthimin e tyre.Kjo lëvizje mund të behet e mundur edhe për faktin se Milani po kërkon të afrojë sulmues të tjerë për sezonin e ardhshëm me Tevez e Balotelin në kreun e listës, që do të zinin edhe ato pak hapësira që i kanë mbetur 19 vjeçarit të kuqezinjtë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus