Kyresore » 2012 » Maj » 10 » Atletiko Madrid kurorëzohet kampione e Ligës së Europës
0:50 AM
Atletiko Madrid kurorëzohet kampione e Ligës së Europës
Atletiko e Madridit ngre lart trofeun e dytë europian, të Europa League, pas atij në sezonin 2009-2010. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone ka shkatërruar 3-0 në Bukuresht, në një finale të gjithën spanjolle, Athletic Bilbaon.
 Baskët kanë parë t’i shuhen shpresat për trofeun e parë të këtij kompeticioni, nga një Falcao në formë të jashtëzakonshme.Sulmuesi kolumbian është spektakolar në minutën e ’6, kur me të majtën thyen për herë të parë portierin kundërshtar, (një gol që meriton përsëritjen), por është po kaq i mrekullueshëm edhe në minutën e ’34, kur shënon dopietën personale.Radamel Falcao, me 12 gola në 15 ndeshje, bëhet kështu sulmuesi i parë që fiton dy trofe rradhazi, me dy skuadra të ndryshme, duke qenë golashënuesi më i mirë i turneut. Skuadra e Bielsës, në finalen e parë pas 35 vjetësh, nga ajo e humbur përballë Juventus në 77, vuan shumë mbi të gjitha Falcaon, që godet edhe shtyllën, përpara se Diego të mbyllë llogarinë me golin e tretë, që i jep të drejtën Atletikos së Madridit të nisë festën në Bukuresht, për një sukses mëse të merituar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus