Kyresore » 2012 » Prill » 17 » AUK në Barcelonë për universiadën ndërkombëtare
3:24 PM
AUK në Barcelonë për universiadën ndërkombëtare
Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK), do të jetë institucioni i parë i arsimit të lartë nga Kosova që do të marrë pjesë në një olimpiadë ndërkombëtare të universiteteve nga e tërë bota.Një ngjarje vështirë për t’u harruar. Klubi i Sportit në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK) muaj më parë mori një ftesë zyrtare nga Barcelona, për të qenë pjesë e një evenimenti sportiv në këtë vend. Evenimenti në fjalë, është një universiadë, thënë ndryshe një olimpiadë për të rinjë dhe të reja nga universitete të ndryshme rreth botës. Ky manifestim, i cili është i përvjetshëm në qytetin e Spanjës që nga viti 2007, dhe poashtu i organizuar edhe nga universitete të tjera të botës vite me rradhë, është i një karakteri ndërkombëtar. Për më tepër, universiteti organizues i këtij viti në Barcelonë, "ESADE Business School”, me përgjegjësit kryesor për këtë ngjarje, stafin "ESADE Sports”, janë pjesë e organizatës "Panathlon International”, e cila i përkrah universitetet e ndryshme që të organizojnë evenimente të tilla, dhe mbi të gjitha, është e njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, që organizon lojërat olimpike."Një ngjarje e tillë është e mirë se ardhur për ne studentët e universitetit amerikan në Kosovë. Vërtet është nevoja që studentët kosovarë të fillojnë të integrohen më në fund me kolegët e tyre nga anë e mbanë bota dhe gjë më të mirë se sporti për ta bërë këtë nuk ka. Është një ngjarje vërtet e qëlluar”, është shprehur për Telegrafin një prej studentëve të AUK, Arianit Mullabazi.

Evenimenti "EuroEsade Barcelona 2012” do të mbahët nga 18 deri me 22 Prill. Do të ketë pjesëmarrës nga rreth 15 shtete të botës, që do të garojnë në sporte si: Futboll, basketboll, hendboll, volejboll, gjimnastikë etj.

"Përfaqësuesit e klubit të sportit në AUK (American Univeristy in Kosova), duke marrë parasysh që është hera e parë që një universitet nga Kosova, ftohet të marrë pjesë në një ngjarje të tillë, dhe e veçanta, në një vend si Spanja, e cila nuk na ka pranuar si shtet të pavarur, kanë ndjerë përgjegjësi morale që ta pranojnë ftesën, dhe të përgatitën për pjesëmarrje”, shkruan në komunikatën e AUK.

Evenimente të tilla gjatë vitit do të mbahën edhe në: Ibiza, Milano, Beograd, Valencia.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus