Kyresore » 2012 » Prill » 25 » Autobusi I CHELSEA eliminoi barsën
0:27 AM
Autobusi I CHELSEA eliminoi barsën
Chelsea me një paraqitje fenomenale në "Camp Nou”, arriti të ruaj epërsinë nga Londra. Pasi Barcelona nuk arriti të shfrytëzojë një futbollist më shum në fushë. Karton të kuq për Terry. Messi humbi penaltinë, ndërsa punën në kohën shtesë e kreu Torres, kur vendosi rezultatin përfundimtar 2:2 dhe "bluve” nga Londra u siguroi kualifikimin në finalen e Munihut………..

BARCELONA - CHELSEA 2:2 (2:1)
Liga e kampionëve, ½ finale, ndeshjet e kthimit
Barcelonë, Stadiumi "Camp Nou”
Refer: Cüneyt Cakir (TUR)
Goalshënues: Busquets 35', Iniesta 43 / Ramires 45'+1, Torres 90'+1
Barcelona: Valdés, Piqué (Alves 26'), Puyol, Fabregas (Keita 74'), Xavi, Iniesta, Mascherano, Busquets, Alexis Sánchez, Messi, Cuenca (Tello 67')
Trajner Josep Guardiola
Chelsea: Çech, Ivanovic, Cole, Cahill (Bosingëa 11'), Terry (k.k. 37'), Ramires, Lampard, Mikel, Meireles, Mata (Kalou 58'), Drogba (Torres 80')
Trajner: Roberto Di Matteo
Chelsea nxori barazim (2:2) në "Camp Nou" në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, dhe kjo i mjaftoi të shkojë tutje, meqë ndeshjen e parë në Londër e kishte fituar 1:0.
Torres në minutën e parë të kohës shtesë përfitoi nga një kundërsulm kur të gjithë futbollistët e Barçës kishin avancuar drejt portës kundërshtare. Ai pasi kaloi Victor Valdesin nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në portën e zbrazët.
Skuadra e Barcelonës pati gati 80% posedimin e topit gjatë tërë ndeshjes, por nuk ia doli të shpërthente "bunkerin" e krijuar para portierit të Chelseat, Petr Cech. Madje, londinezët komplet pjesëlojën e dytë e zhvilluan me një futbollist më pak. Kapiteni John Terry (37') u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq për shkak të ndërhyrjes ndaj Alexis Sanchezit pa top.
Trysnia e Barçës në drejtim të portës së Chelseat u shpagua vetëm në dhjetë minutat e fundit të pjesëlojës së parë, pas dy rasteve të shpërdoruara të Lionel Messit (3', 20'). Sergio Busquets (35') shënoi nga afërsia pasi mori top nga i riu Isaac Cuenca. Epërsinë e dyfishoi mesfushori Andres Iniesta tetë minuta më vonë.
Kur pritej që Barça të shkonte në pushimin midis dy pjesëlojëve me avantazh prej dy golave, në skenë doli mesfushori Ramires. Ai në minutën e parë shtesë të pjesëlojës së parë mori një top nga Frank Lampard dhe pasi u fut në zonë me një parabolë mjeshtërore mposhti Valdesin për ta zvogëluar epërsinë e katalanëve.
Edhe në pjesëlojën e dytë pasqyrë e njëjtë. Barcelona sulmonte, Chelsea mbrohej më të gjitha forcat. Rastin më të mirë në këtë periudhë e lëshoi argjentinasi Messi, i cili në minutën e 49-të qëlloi traversën nga penalltia. Messi në minutën e 83-të ishte i pafat, pasi qëlloi pingulen.
Kjo është hera e dytë që Chelsea do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve. Chelsea pati luajtur edhe në finalen e vitit 2008, por atëbotë pati humbur nga Manchester Unitedi pas ekzekutimit të penalltive. Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet me datën 19 maj në stadiumin "Allianz Arena" të Mynihut.

Mallkimi i Messi-it

Për futbollistin më të mirë në botë skuadra e Chelsea, është 'mace e zezë', pasi Messi, krahas asaj që në këtë sezonë deri në ndeshjen e sotme në Ligën e Kampionëve ka shënuar 4 gola dhe në tre sezonet e fundit është golashënuesi më I mirë i këtyre garava, në shtatë përballjeme "blutë” nuk ka shënuar gol. Sonte argjentinasi nuk arriti të bëjë gol as nga pika e bardhë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus