Kyresore » 2012 » Maj » 1 » Baggio zbulon pse gabojnë mjeshtrit nga penaltitë
11:41 AM
Baggio zbulon pse gabojnë mjeshtrit nga penaltitë
 Ish-ylli i Kombëtares italiane, Roberto Baggio, një nga ata që ka gabuar në gjuajtjen e penalltive, komentoi gabimet e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos nga pika e bardhë. "Penalltitë i gabon vetëm ai që ka kurajën të gjuajë. Nuk është e thënë që ata të jenë të pagabueshëm”, tha ish-asi i Juventusit. Vetë Baggio gaboi në Botërorin e "SHBA 1994”, pikërisht në finalen kundër Brazilit, pas kohës shtesë e që u dha mundësi brazilianëve të fitonin titullin kampion. Baggio shton "Pas 120 minutave të vështira, është akoma edhe më e vështirë të ekzekutohet një penalti”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus