Kyresore » 2012 » Maj » 13 » Bajern sulmon UEFA-n për biletat e finales
2:49 PM
Bajern sulmon UEFA-n për biletat e finales
Presidenti i Bajern Mynih, Uli Hënes, ka sulmuar UEFA-n për çmimet e larta të biletave të finales së Ligës së Kampioneve, të cilat sipas tij mund të përjashtojnë shumë prej tifozëve të ekipit gjerman. Biletat për ndeshjen mes Bajern Mynih dhe Çelsit, që do të luhet në stadiumin e bavarezëve "Allianz Arena” me 19 maj, do të kushtojnë mes 370 dhe 3500 euro, në bazë të çmimeve të vendosura nga organizata që drejton futbollin evropian.
Por Bajern mendon se këto çmime të kripura nuk do të lejojnë shumë tifozë të thjeshtë të jenë në stadium dhe Hënes ka premtuar se do të flasë me drejtuesit e UEFA-s rreth kësaj çështje shqetësuese."Duhet të flasim me UEFA-n përsëri rreth kësaj çështje, pasi në fund të fundit, futbolli është një sport që i përket njerëzve”, tha ai për revistën gjermane "Focus”.

Biletat më të shtrenjta të ndeshjes gjysmëfinale të aktivitetit në këtë stadium, ku bavarezët luajtën ndaj Real Madrid, kushtonin vetëm 120 euro.

Ndërkohë, Hënes ka treguar se shumë shpejt, klubi që ai drejton do të cilësohet më i pasuri në botë.

"Së shpejti do të kemi fitime 350 milionë euro në vit, nga të cilat 10-20 milionë euro në sezon aktualisht na mbeten ne. Me këtë ritëm, brenda vitit 2020 do të kemi paguar plotësisht borxhin e ndërtimit të "Allianz Arena” dhe pastaj bëhemi automatikisht klubi më i pasur në botë”, tregoi ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus