Kyresore » 2012 » Janar » 28 » Bajerni, interes për dy mesfushorë
2:03 PM
Bajerni, interes për dy mesfushorë
Ekipi bavarez ka premtuar dy superblerje për çdo sezon. Edhe pse kreu i Bajernit premtoi një bomber, mediat spekulojnë të kundërtën. Rekordmenët vazhdojnë të mos i ndahen mesfushorit të Fiorentinës, Rikardo Montolivo. Sipas mediave italiane, Bajerni ka ofruar 7 milionë euro për kartonin e 27-vjeçarit italian, si dhe një kontratë 3-vjeçare. Ndërsa emri tjetër si kandidat për kampin e mesfushës vjen nga Turqia. Në konkurrencë për të është edhe Juventusi. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin e Sivasporit, Kamil Groziçki, i cili sipas sajtit "4-4-2.com” pritet të vijë në verë në Mynih. Megjithëse mesfushori polak ka një kontratë deri në vitin 2014, e ardhmja e tij pritet të vendoset.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus