Kyresore » 2012 » Janar » 29 » Bajerni mashtron tifozët që t’i bëjnë “like” në Facebook
12:17 PM
Bajerni mashtron tifozët që t’i bëjnë “like” në Facebook
Bajerni në faqen zyrtare kishte bërë të ditur se në mesditë do të prezantojë një sulmues të ri, ndërsa ka drejtuar tifozët që të shohin prezantimin në faqen "Facebook”. Me t’u futur tifozët në "Facebook”, janë shtyrë që t’i bëjnë "like” faqes së Bajernit.Bajern Mynih ka nxitur tifozët e saj për t’i bërë "like” faqes së klubit në rrjetin social "Facebook”, duke u premtuar atyre se, nëse futen në faqen e klubit në rrjetin social, do të shohin drejtpërdrejt konferencën ku do të prezantohet një "përforcim spektakolar”.Bajerni në faqen zyrtare kishte bërë të ditur se në mesditë do të prezantojë një sulmues të ri, ndërsa ka drejtuar tifozët që të shohin prezantimin në faqen "Facebook”. Me t’u futur tifozët në "Facebook”, janë shtyrë që t’i bëjnë "like” faqes së Bajernit.Por, tifozëve në vend që të mësonin emrin e sulmuesit, iu shfaq një reklamë me titullin "Ylli i ri i Bayernit”"Të dashur tifozë, besoj e keni kuptuar se nuk kemi transferuar një futbollist të ri. Kjo reklamë është për tifozët tanë, që t’u tregojmë rëndësinë që kanë për klubin”, është thënë në një deklaratë nga Bajerni.Por, lëvizja e krerëve të Bajernit nuk iu pëlqeu tifozëve, ku me mijëra prej tyre postuan komente ofenduese në faqen e klubit në "Facebook”.Krerët e klubit kanë thënë se e gjitha kjo ishte vetëm pak humor për tifozët."Çdo tifoz i Bajernit është një ‘transferim spektakolar’, lojtari i 12-të”, është thënë në faqen zyrtare të Bajernit.Bayerni po synon të rrisë numrin e ndjekësve në "Facebook” dhe të matet me skuadrat më popullore në botë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus