Kyresore » 2012 » Dhjetor » 6 » Balotelli kushton sa piktura “Mona Liza”
4:31 PM
Balotelli kushton sa piktura “Mona Liza”
Menaxheri i sulmuesit të Manchester Cityt, Mario Balotelli, Mino Rajoo tha se nuk ka asnjë mundësi që një ekip italian të blej klientin e tij, për shkak se reprezentuesi italian kushton sa vepra e Leonardo DaVincit "Mona Liza".Mediat në Angli dhe Itali që disa javë duke spekuluar në lidhje me mundësinë e lëvizjes së Balotellit për në radhët e Milanos, tifozë i të cilit klub është italiani por, përmendet edhe mundësia e rikthimit në Inter.
"Balotelli kushton sa Mona Liza. Nuk ka klub në Itali, të cilët për momentin mund të realizojë një transferim të tillë", ka thënë Raiola për mediet italiane.Herën e fundit "Mona Lisa" në vitin 1962 u vlerësua për 62 milionë funte. Sot, duke llogaritur inflacionin, vlera e saj kap shumën prej 477 milionë funte.

"Veç kësaj, menaxhmenti i Citizens nuk e ka ndërmend të shesë Balotellin", tha Raiola.

Gjersa këtë sezon, Balotelli për Cityn ka luajtur 15 ndeshje dhe shënoi tre gola, reprezentuesi i kombëtares italiane, sezonin e kaluar ishte një nga më të merituarit që Manchester City fitoi titullin e kampionit në Angli.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus