Kyresore » 2012 » Maj » 8 » Bamirësia vë përballë Vilanovën me Guardiolën
12:34 PM
Bamirësia vë përballë Vilanovën me Guardiolën
Tito Vilanova do të ketë mundësinë të tregojë aftësitë e tij kundër "mësuesit” Pep Guardiola në një ndeshje bamirësie në Barcelonë në fundin e muajit maj.Guardiola konfirmoi me 27 prill se do të largohej nga drejtimi i skuadrës katalanase ndërsa klubi i tij nuk humbi kohë duke caktuar ndihmësin e tij më të afërt si pasardhës të denjë.Ndeshja e fundit e tij zyrtare në drejtimin e Barcelonës do të jetë me 25 maj, në finalen e Kupës ë Mbretit përballë Atletik Bilbaos, por tashmë katalanasit kanë konfirmuar se ai do të ketë një tjetër "detyrim” ndaj klubit vetëm dy ditë më vonë.Guardiola do të drejtojë gjysmën e skuadrës së Barcelonës, ndërsa Vilanova do të drejtojë gjysmën tjetër, në një ndeshje që "TV3” dhe "Radio Catalunya” kanë organizuar si pjesë e maratonës së bamirësisë për mbledhje fondesh kundër urisë në botë.

"Të gjitha skuadrat e futbollit në qytetin tonë janë të rëndësishme por Barça ka një rëndësi më të veçantë”, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Ksavier Trias. "Ata do të sigurojnë një prani të madhe të medias dhe fakti që skuadra e parë ka vendosur të luajë në këtë ndeshje, bashkë me dy trajnerët, është shumë domethënëse”.

Por këtë radhë, katalanasit do të shfaqin talentet e tyre në futbollin e sallës në "Palau Sant Jordi” dhe jo në një fushën e gjelbër të "Kamp Nou”. Ndaj do të jetë mjaft interesante të shihet "tiki-taka” e yjeve të kësaj skuadre, e cila ka marrë inspirimin pikërisht nga futbolli i sallës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus