Kyresore » 2012 » Qershor » 10 » Barazim për Italin e Spanjen,Torres Humbi qëllimin (+VIDEO)
8:08 PM
Barazim për Italin e Spanjen,Torres Humbi qëllimin (+VIDEO)
Derbi i Grupit C, në mes Spanjës dhe Italisë, përfundoi pa fitues, 1:1. Italia kaloi në epërsi, por kampioni nuk lejoj poshtërimin për të barazuar shifrat vetëm pas tre minutave.
Italia ishte afër fitores, kur kaloi në epërsi në minutën e 61-të, nëpërmjet Di Natales, i cili sapo kishte hyrë në lojë. Më parë Prilo rrëmbeu topin në mesfushë dhe asistoi saktë për sulmuesin e Udineses, i cili pasi hyri në zonë me lehtësi mposhti Casillasin, 1:0. Por Spanja, si kampion i vërtet nuk e lejoj poshtërimin, vetëm tre minuta më vonë, pas një kombinimi perfekt që nisi nga Iniesta, Fabregas pas asistimit të Silvas nga afërsia barazoi shifrat, 1:1. Pas këtij goli, Spanja vazhdoi dominimin, duke mbajtur në të shumtën e kohës topin në pronësi, ndërkaq që në lojë u inkuadrua edhe sulmuesi, Torres i cili zëvendësoi Fabregasin. Ai lëshoi rast të mirë për të kaluar spanjollët në epërsi, kur përballë portierit, Buffon fitues doli ky i fundit. Ndërkaq për italianët rastin më të mirë e lëshoi, Di Natale kur nuk ia doli të gjuajë mirë pas harkimit të Giovinkos.
Me të filluar takimi, të dyja palët treguan forcën e tyre, duke luftuar për çdo top. Spanjollët ishin përgatitur që të përsërisin lojën e tyre, që e zbaton edhe skuadra e Barcelonës duke mos pasur asnjë sulmues tipik në formacionin e parë. Del Bosque besoi në sulm në lojtarët si Fabregas, Silva e Iniesta. Por përzgjedhësi axur, Prandeli kishte përgatitur mirë skuadrën dhe në të shumtën e rasteve të përzgjedhurit e tij ndalën sulmet e Spanjës, pranë zonës, por edhe kur ata hynin në zonë, mbrojtja italiane ishte vendimtare. Italia për dallim nga paraqitjet e mëparshme, u paraqit me vetëm tre futbollistë në vijën e mbrojtjes, ndërkaq mesfushën kishin të ngjeshur me pesë futbollist derisa në vjen e parë të sulmit i kishin besuar dyshes, Cassano-Balotelli. Skuadrat patën edhe një mori ratash tjera ndërkohë që spanjollët disa herë rrezikuan me pasime të shkurtra, ndërkaq theksojmë goditjen e Inestës në minutën e 30-të, dhe pasimin perfekt të Xavit drejt Inestës, por ky i fundit gjuajti mbi portë. Në kaptinën e parë të lojës, edhe Fabregas kishte mundësi të rrezikoi por goditjen e tij si e ndali Buffon.
Ndërkaq për italianët, Prilo rrezikoi nga gjuajtja e lirë, por Casillas tregoi vlerat si edhe në goditjen e Marchisios me volej nga 20 metra. Derisa pati punë më të vështirë në tentimin Mottas me kokë nga afërsia në përfundim të pjesës së parë, kur për pak sa nuk e shndërroi në gol harkimin e Cassanos.

Spanja - Italia 1:1 (0:0)

Stadiumi "Arena” në Gdansk
Shikues: 40.600
Gjyqtar: V. Kassai (Hungari)
Shënues: Fabregas (64’) – Di Natale (61’)
KV: Alba, Arbeloa, Torres – Balotelli, Bonucci, Chiellini

Spanja: I. Casillas, A. Arbeloa, G. Pique, S. Ramos, J. Alba, Xavi, S. Busquets, X. Alonso, D. Silva, C. Fabregas (Fabregas), A. Iniesta

Italia: G. Buffon, G. Chiellini, D. De Rossi, L. Bonucci, E. Giaccherini, C. Marchisio, A. Pirlo, T. Motta (Nocerino), C. Maggio, A. Cassano (Giovinco), M. Balotelli (Di Natale)

Statistika - plus

Gjuajtjet në portë: 7-6
Gjuajtjet pranë porte: 8-5
Posedimi i Topit: 60% - 40%
Goditjet nga këndi: 7-2
Pozitat jashtë loje: 2-3
Ndërhyrjet e Palejuara: 12-20.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus