Kyresore » 2012 » Maj » 2 » Barca, 100 milion euro Vilanovës për transfere
1:30 PM
Barca, 100 milion euro Vilanovës për transfere
Barcelona do të ndajë 100 milion euro për transfere në afatin kalimtar veror. Kjo shumë e madhe do të jetë në dispozicion të trajnerit të ardhshëm Tito Vilanova dhe ndryshimet që ai mund ti bëjë në skuadër.Lajmin e ka konfirmuar Andoni Zubizarreta i cili ka thënë se kriza e borxheve që është tek Barca nuk reflektohet edhe tek fondi i transfereve dhe se Vilanova do të bëjë atë që e don tek Barca.Shitja e Seydo Keitas pothuajse është e sigurtë në skuadër ndërsa edhe sulmuesi David Villa mund të ketë të njëjtin fat. Sa i përket ardhjes së lojtarëve të rinj, Jordi Alba kryeson listën, por së fundi flitet edhe për nja transferim të mundshëm të sulmuesit të Bilbaos Fernando Llorente.Skuadra ka mohuar një largim të mundshëm të Dani Alves nga skuadra, pas lajmit se ai është i pakënaqur në skuadër.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus