Kyresore » 2012 » Maj » 22 » Barça-Bilbao, plasin polemikat
4:47 PM
Barça-Bilbao, plasin polemikat
Presidentja e Senatit të Madridit, Esperanza Aguirre dekalroi se finalja e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Athletic Bilbao, e cila do të luhet në stadiumin Vincente Calderon të Valencias, duhet të luhet me dyer të mbyllura nëse do të fërshëllehet Princi apo Hymni Kombëtar ashtu siç ka ndodhur në finalen mes dy skaudrave tre vjet më parë."Fyerjet ndaj Hymnit përbëjnë shkelje penale dhe diçka e tillë nuk duhet toleruar. Nëse përsëritet skenari i tre vjetëve më parë të ndërpritet ndeshja dhe të luhet më vonë dhe diku tjetër", u shpreh Aguirre.Ndenjat anti-mbretërore të katalanasve dhe baskëve dhe dëshira për pavarësi nga Spanja janë të ditura tashmë. Sipas Presidentes të Senatit të Madridit edhe pse kjo deklaratë do të shkaktojë polemika sërish Kupa e Mbretit mbetet kompeticion i Spanjës.Finalja e Kupës së Mbretit do të luhet më datë 25 maj në stadiumin "Vincente Calderon" në Valencia. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus