Kyresore » 2012 » Prill » 20 » Barça dhe Pep me fitore ndryshojnë historinë e El Clasicos
8:40 PM
Barça dhe Pep me fitore ndryshojnë historinë e El Clasicos
Bota e futbollit po numëron orët e fundit të ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, që do të ishte sfida e 219-të zyrtare, sipas të gjitha gjasave, të dy skuadrave më rivale në botë. Nëse fiton Barcelona, atëherë për nga bilanci ekipet do të barazohen për herë të parë pas 70 viteve. Aktualisht Reali ka 86 fitore, kurse Barcelona që prej ardhje së Guardiolës ka ardhur te fitorja e 85 dhe të shtunën prej orës 20:00 ka rastin të barazohet me rivalin e madh. 46 ndeshje kanë përfunduar me barazim. Për herë të fundit Barca kishte bilancin më të mirë para 83 viteve, por kjo së shpejti mund të ndryshojë. Pep Guardiola ka 13 derbi për katër vite jo të plota, madje edhe Reali i famshëm është bërë viktimë kolaterale, pasi në 15 ndeshje të fundit kanë festuar vetëm njëherë edhe atë vitin e kaluar në finale të Kupës. Guardiola në pankinën e Barcelonës është ulur në vitin 2008 dhe menjëherë nisi me hapa të vendosur. E largoi Ronaldinhon, Decon dhe të vjetrit (Zambrotta, Thuram) duke ndërtuar stilin e tij. Një vit më vonë e bëri gabimin më të madh, duke shkëmbyer Eto’on për Ibrahimovicin, të cilin e largoi për një kohë të shkurtër. Megjithatë, e kompenzoi atë gabim me shitjen e Yaya Toure tek City për t’i bërë vend Busquetsit i cili i hapi opsione të reja në taktikën e lojës me të cilën sot po kënaqemi. 

Kështu në vitin 2009 i gatshëm e priti Jose Mourinhon dhe dominimi i tij po vazhdon. Në sezonin e kaluar dhe të sivjetmë Pep ka marrë pesë fitore dhe katër barazime. Si Guardiola askush nuk e ka poshtëruar portugezin. Kohëve të fundit në çdo derbi Barcelona është favorit i madh.

Sanchez në dyshim për derbin

Sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez, mund të mos jetë në gjendje që të luajë ndaj Real Madridit në El Clasicon vendimtar të sezonit që zhvillohet në Camp Nou. Siç raporton Sport, kiliani pësoi një dëmtim në sfidën ndaj Chelseat, pas të cilit është vënë në dyshim për ndeshjen ndaj Real Madridit.

Sidoqoftë, gjithçka do të konfirmohet të premten kur Sanchez pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore para sfidës kruciale për katalanasit.


Pepe: Shkojmë për të fituar

Barcelona pret Real Madridin të shtunën në ora 20:00 në Camp Nou për sfidën super planetare që mund të vendosë shumë gjëra në luftën për titull në La Liga. Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, thotë se skuadra e tij do të synojë ta mposhtë Barcelonën në Camp Nou. Real Madridi aktualisht ka diferencë prej katër pikësh që mund të shkojë në shtatë nëse ata fitojnë ose të bie në një nëse ata mposhten. Megjithatë për Los Blancos do të funksiononte edhe barazimi që do të ruante avantazhin e katër pikëve. "Juanito një herë më pati thonë se 90 minuta në Bernabeu është shumë kohë e gjatë. Ne kemi kualitete të konsiderueshme për të luajtur lojën tonë dhe për t’u përpjekur të fitojmë në Barcelona”, ka thënë Pepe. 

Barcelona me koreografi "SOM i SEREM”

Gjithçka gati për El Classicon. Veçmas tifozët e Barcelonës janë bërë gati ta frikësojnë Realin që në fillim. Rreth 90 mijë kartonë me ngjyrë janë bërë gati për koreografinë mbresëlënëse që do ta mbuloj stadiumin.

Jo vetëm do të mbizotërojnë ngjyrat e klubit katalunas, por edhe mbishkrimi "SOM i SEREM”, që dmth "JEMI dhe DO Të JEMI”.

Vetëm 500 tifoz të Realit në "Nou Camp”

Përballja e Barcelonës dhe Real Madridin ka zgjuar interesimin e shumë tifozëve për ta shikuar ndeshjen nga shkallët e stadiumeve. Zyrtarët e klubit të Realit kanë kërkuar nga Barcelona mbi dy mijë bileta të 'El Classico' së shtunës për tifozët e tyre por, zyrtarët e klubit blaugrana e refuzuan këtë kërkesë. Sipas medieve spanjolle klubi katalonas ka lënë në dispozicion vetëm 500 vende të lira për tifozët e klubit ‘mbretëror’. Për këtë arsye, në ”Camp Nou”, do te jenë vetëm 500 tifoz ultras që do të mbështesin Real Madridin në këtë super sfidë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus