Kyresore » 2012 » Maj » 25 » Barca kerkon te shpetoje sezonin
1:06 PM
Barca kerkon te shpetoje sezonin
Pas deshtimit ne kampionat dhe Champions, Barcelona do te kerkoje te mbylle me fitore kete sezon, nderkohe qe basket duan sukses pas zhgenjimit ne finalen e Europa League
Futbolli spanjoll do te mbylle sezonin sot ne mbremje me finalen e "Kupes se Mbretit”, ku Barcelona do te perballet me Athletic Bilbaon ne stadiumin Vincente Calderon ora 22:00.
Kjo ndeshje finale do te shenoje edhe mbylljen e eres Pep Guardiola, i cili ka deklaruar dhe me pare se do te largohej nga stoli katalanas.
Barcelona dhe Athletic Bilbao jane perballur edhe ne vitin 2009 ne finalen e "Kupes se Mbretit” ku katalanasit fituan me rezultatin 4-1. Djemte e Guardioles do te kerkojne t’i japin trajnerit te tij nje lamtumire sa me perfekte duke tentuar te fitojne trofeun e 14 nen drejtimin e tij.Guardiola do te kete probleme ne repartin e mbrojtjes. Eric Abidal eshte ende duke u rikuperuar nga operacioni qe kreu ne melci, nderkohe qe Carles Puyol e ka humbur finalen per shkak te nje demtimi ne gju. Dani Alves nuk do te jete ne skuader gjithashtu pas nje demtimi gjate seancave stervitore.Kjo do te thote se Javier Mascherano do te jete partneri i Gerard Piques ne qender te mbrojtjes, cka do te perbeje edhe "murin” e Barcas qe do te tentoje te ndaloje shtatlartin e Bilbaos, Fernando Llorenten.Athletico mberriti ne Madrid me te ardhmen e paqarte te teknikut te tyre Marcelo Bielsa, i cili akoma nuk e ka vendosur nese do te rinovoje kontraten me skuadren.Basket duan gjithashtu te harrojne zhgenjimin e finales se "Europa League” ndaj Atletico Madrid dy jave me pare. Bilbao premton se do te zhvilloje nje loje shume me te mire se sa ajo qe zhvilluan ne finalen e Bukureshtit, ku lodhja dhe nervozizmi pushtoi lojen e tyre.
Tekniku Bielsa kishte dy jave ne dispozicion per te karikuar dhe ngritur lart shpirtin e skuadres, e cila do te jete e plote ne "Vincente Calderon” mbremjen e sotme.
Ata gjithashtu do te gezojne nje mbeshtetje masive ne kryeqytetin spanjoll. Mediat raportojne se 10 mije tifoze do te mberrijne ne Madrid edhe pse pjesa me e madhe e tyre nuk posedon nje bilete.Arseyeja se pse kaq shume tifoze do te humbasin ndeshjen eshte se Real Madrid refuzoi te organizoje finalen ne stadiumin e tyre "Santiago Bernabeu”. Bernabeu ka nje kapacitet prej 25 mije vendesh me shume se Calderon, por Reali refuzoi ta vinte stadiumin ne dispozicion te finales me pretekstin se po behen punime.Krejt rastesisht, punimet do te mbarojne tamam ne kohe per ndeshjen qe veteranet e kesaj skuadre do te zhvillojne me 3 qershor.
Formacionet e mundshme:Athletic Bilbao: Iraizoz,Iraola, Martinez, Amorebieta, Aurtenetxe,De Marcos, Iturraspe, Herrera, Susaeta, Llorente, Muniain.
Barcelona: Pinto, Montoya, Pique, Mascherano, Adriano, Xavi, Busquets, Iniesta, Fabregas, Messi, Alexis.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus