Kyresore » 2012 » Dhjetor » 3 » Barça, një hap larg arritjes historike
7:14 PM
Barça, një hap larg arritjes historike
Barcelona është vetëm një hap shpalljes si skuadra më e mirë në botë për vitin 2012. Klubit katalanas i nevojiten dy fitore në La Liga si dhe të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit, ose të arrijë triumfin në takimin e radhës në Champions League që të fitojë statusin e më të mirës në glob, një sukses që do të ishte i dyti radhazi për një skuadër spanjolle.
 Sipas Institutit Ndërkombëtar të Historisë dhe Statistikave (IFFHS) klubi më i mirë në botë për muajin nëntor është Benfica, që ka arritur t’i fitojë të gjtha takimit e zhvilluara, duke arritur në kuotën e 37 pikëve, më shumë se çdo skuadër tjetër gjatë 30 ditëve të fundit. 
 Në grupin e 14 klubeve më të mira janë listuar Napoli, Juventus dhe Lioni, ndërsa për herë të parë që nga viti 2004, në pozicionet e para janë 4 skuadra gjermane.Në listën e 100 më të mirave në botë, 9 klube i përkasin kampionatit brazilian, Spanja, Anglia dhe Gjermania përfaqësohen me nga 7 klube, Italia me 6, Argjentina dhe Franca me 5 dhe Ukraina me katër.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus