Kyresore » 2012 » Maj » 17 » Barça refuzon RvP: Jo, faleminderit
5:06 PM
Barça refuzon RvP: Jo, faleminderit
Barcelona refuzon mundësinë për të bërë të sajën këtë verë sulmuesin e Arsenal, Robin Van Persie. Sipas asaj që shkruan "Goal.com", katalanasit kanë qënë të pakënaqur nga sjellja e ditëve të fundit të hollandezit, megjithëse kishin muaj që i kishin bërë ftesë zyrtare.Nga ana e Barcelonës ka mbërritur një "jo, faleminderit", pavarësisht sezonit fantastik të Van Persie në Premier League dhe jo vetëm me 37 gola të realizuar.Mosha e lojtarit (në gusht 29), kërkesa e tij e lartë për rrogën dhe çmimi i lartë i Arsenal për kartonin (20 milionë sterlina) duket se kanë mbrapsur blaugranat, në një kohë kur bëhen bilancet financiare të klubit.

Pas Juventus, i cili u tërhoq nga blerja e hollandezit, Barcelona bëhet ekipi i dytë që tërhiqet nga gara duke i lënë rrugë të lirë Manchester City, pse jo edhe Milanit.

Gjithsesi, Arsene Wenger, në daljen e fundit publike, deklaroi se do të bëjë të pamundurën që të mbajë Van Persie në skaudër edhe këtë sezon. Por kontrata e tij, e cila skadon verën tjetër, mudn ta detyrojë Arsenal ta shesë edhe me parametra 0 duke hequr nga dora një shumë të mirë sterlinash.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus