Kyresore » 2012 » Mars » 8 » Barcelon ja uroj 7 Marsin Mësueseve me 7 Gola
1:01 AM
Barcelon ja uroj 7 Marsin Mësueseve me 7 Gola
Katalonasit në "Kamp Nou" me rezultatin 7:1 e mundën Bajer Leverkuzenin, ndërsa Lionel Messi u bë futbollisti i parë i cili në një ndeshje elitare ka shënuar pesë gola…. Barcelona - Bayer Leverkuzen 7:1 (2:0)Messi 25', 42', 49', 58', 84', Tello 55', 62'/Bellarabi 90'Pesë gola të shënuar nga ylli i futbollit botëror, Lionel Mesi dhe dy gola të talentit të ri, Kristian Tejo kanë bërë që Barcelona ta turpërojë skuadrën gjermane, Bajer Leverkusen, të mërkurën në mbrëmje, në "Nou Camp”, në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, me rezultat 7:1. Kësisoj, skuadra e Pep Guardiolës ka kaluar me lehtësi në çerekfinale të garës elite të futbollit evropian, me rezultatin e përgjithshëm, 10:1, duke dëshmuar se edhe në këtë edicion të garave është favorite kryesore për të rrëmbyer trofeun e kësaj gare prestigjioze. "Aspirinat” i rezistuan sulmeve të katalonasve vetëm deri në minutën e 25-të, kur gjeniu Lionel Mesi hapi serinë e golave, për ta vazhduar në minutat 42’, 49’, 58’ dhe për ta mbyllur në minutën e 84-të. Ndërkohë, dy golat e tjerë i realizoi Tejo, në minutat 55’ dhe 62’. Në anën tjetër golin e ngushëllimit për Bajerin e shënoi Belarabi, në minutën e 90-të. Për momentin futbollisti më i mirë botëror Lionel Messi, me pes golat e shënuar në këtë përballje ka shënuar rekord sa iu përket golave të shënuar në Ligën e Kampionëve Evropian.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus