Kyresore » 2012 » Shkurt » 7 » Barcelona, 30 mln euro për Thiago Silva
1:34 PM
Barcelona, 30 mln euro për Thiago Silva
Në faqet e të përditshmes spanjolle Marca shkruhet për shifrën që ofron Barcelona Milanit për të marrë shërbimet e mbrojtësit brazilian Thiago Silva: plot 30 milionë euro. Braziliani, në fakt është objektivi numër një i katalanasve për sezonin e ardhshëm. Thiago Silva rinovoi me Milanin deri në vitin 2015 dhe u shpreh se kërkon të përfundojë karrierën te kuqezinjtë duke u bërë edhe kapiteni i saj por fakti që e kërkon klubi më i mirë në botë për momentin nuk të jep siguri për asgjë. Sidoqoftë, Barcelona si alternativë për Thiago Silvën ka zgjedhur uellsianin e Tottenham, Gareth Bale.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus