Kyresore » 2012 » Maj » 22 » Barcelona, 40 milionë euro për Thiago Silva
4:52 PM
Barcelona, 40 milionë euro për Thiago Silva
Milani ka mbi tavolinë ofertën e Barcelonës për mbrojtësin Thiago Silva. Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, katalanasit janë tepër të vendosur për blerjen e futbollistit brazilian, një nga qendërmbrojtësit më të fortë në botë. Gazeta më e madhe sportive në Itali nuk qartëson nëse brenda kësaj oferte përfshihen edhe shërbimet e Seydou Keita, mesfushorit që drejtuesve kuqezinj i pëlqen shumë.27-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të tjera me performancat e tij. Po sipas kësaj gazete, Manchester City është i interesuar për të. Të hënën, trajneri i kampionëve të rinj të Anglisë, Roberto Mancini, është takuar me administratorin e deleguar të Milanit, Adriano Galliani, për të diskutuar mundësinë e një shkëmbimi Ballotelli-Thiago Silva.Vetë Galliani ka përsëritur disa herë se Thiago Silva nuk do të lëvizë nga Milano, por duhet të presim për të parë nëse do e mbajë fjalën apo jo përballë ofertave të ndryshme.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus