Kyresore » 2012 » Prill » 5 » Barcelona kërkon Sebastian Giovinco
12:05 PM
Barcelona kërkon Sebastian Giovinco
Fillimisht u mendua si një thashethem, por mesa duket gjithçka është e vërtetë. Ai që e konfirmon këtë është Claudio Pasqualin, menaxheri i Sebastian Giovinco. Po, është e vërtetë që Barça ka shfaqur interes për Giovincon, sepse në klubin e Parmës ka ardhur një kërkesë, e cila hedh dritë mbi situatën kontraktruale të lojtarit. Ndaj, mund të them që këtë verë diçka mund të ndodhë. Por Parma nuk ka të drejtën e plotë për të biseduar me Barcelonën për benjaminin e saj, meqenëse katalanasit duhet të bien dakord edhe me Juventusin, që ka gjysmën e kartonit të 25-vjeçarit dhe mbi të gjitha e duan në Torino për sezonin e ardhshëm.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus