Kyresore » 2012 » Prill » 16 » Barcelona me futboll bukur
6:08 PM
Barcelona me futboll bukur
Mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Gary Neville, ka shprehur admirimin e tij për Barcelonën, për të cilën mendon se i ka dhënë një tjetër kuptim futbollit me stilin e tyre të lojës.
Blaugranët kanë luajtur në tri finale të Ligës së Kampionëve në gjashtë vitet e fundit, ndërsa Neville mendon se ky është ekipi i dytë i madh i kohës së tij pas Milanit të Arrigo Sacchit"Një ekip vërtet i shkëlqyer, i cili jo vetëm se fiton shumë kupa evropiane, por po ashtu ridefinon futbollin me idetë e reja – një mënyrë e re e përmirësuar për realizimin e gjërave”."Niveli me të cilin Barcelona i mbërthen pamëshirshëm kundërshtarët në fushë, është diçka që nuk e kam parë asnjëherë. Ata e rifitojnë topin me shpejtësinë e një arme”, ka shkruar Neville në kolumnën e tij në Daily Mail.

Ai ka diskutuar edhe gjysmëfinalen mes Chelseat dhe Barcës, duke thënë se Blutë kanë një problem të madh, duke qenë se "sistemi i lojës së Barcës pa një qendërsulmues i lejon Lionel Messit, futbollistit më të mirë të kohërave moderne dhe ndoshta më të mirit të të gjitha kohërave, të bredhë dhe të gjejë pikën e dobët të secilës mbrojtje”.

Përveç Messit, sipas Neville, lojtarët e Chelseat duhet të ndalin "tre mesfushorët më të mirë në botë, Xavi, Iniesta dhe Fabregas”, të cilët e ushqejnë argjentinasin me topa
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus