Kyresore » 2012 » Prill » 27 » Barcelona pergatit revolueionin, Guardiola, e ardhmja e paqarte
10:17 AM
Barcelona pergatit revolueionin, Guardiola, e ardhmja e paqarte
Nje sezon pa shume shkelqim duket se i ka renduar shume katalanasve, te eilet po mendojne per ndryshime te rendesishme ne merkaton e veres edhe pse ende nuk eshte konfirmuar trajneriDani Alves do te jete emri i pare i madh qe do t’i jape lamtumiren Barcelones ne fund te ketij sezoni, pasi katalanasit po mendojne te rindertojne ekipin gjate merkatos verore. Disfata e katalanasve ne kampionat dhe ne Champions League ka bere te qarte se duhen bere perforcime dhe ndryshime ne kete ekip, ndersa Alves eshte elementi qe kohet e fundit ka shqetesuar me shume Guardiolen. Ky i fundit u ka bere te qarte drejtuesve se pasigurite ne prapavije te mbrojtesit kane qene shpesh shkak i golave te pesuar dhe kjo eshte arsyeja pse ai duhet te zevendesohet gjate veres. Meqenese braziliani ka nje kontrate deri ne vitin 2015, pritet qe ai te shitet per rreth 30 milione euro, ku ne krye te listes eshte klubi rus i Anzhi. Pavaresisht interesimit te skuadrave si Manchester City dhe Manchester United, duket thuajse e pamundur qe ndonje skuader tjeter pervec asaj ruse te paguaje kete shifer per futbollistin e si rrjedhoje, ai pritet t’i drejtohet Rusise, ku e ka bindur te shkoje Roberto Carlos. Nje tjeter lojtar qe gjen pak hapesira dhe qe mund te sakrifikohet eshte Pedro, lene ne hije si nga Fabregas, ashtu edhe nga Sanehez ne fillimin e sezonit. Kur mendohej se ai po fitonte perseri vendin ne formaeion, shperthimi i dy te rinjve Euenea dhe Tello i ka hequr mundesine qe te kthehet protagonist.

Lojtari i perfaqesueses spanjolle mund te shitet rreth 20 milione euro dhe me parate e siguruara prej tij, katalanasit do te plotesonin nje pjese te shumes qe duhet per te siguruar nje mes Gareth Bale, Jordi Alba dhe Robin Van Persi. Nderkohe, e paqarte duket e ardhmja e Pep Guardoles, gje e cila pritet te vendoset gjate kesaj jave, pasi sot eshte planifikuar nje takim mes trajnerit te Barcelones dhe presidentit te kesaj skuadre, Sandro Rosell. Sic ka pranuar vete Guardiola, ne kete takim do te vendoset perfundimisht se cfare do te behet ne klubin katalanas, nese ai do te vazhdoj ta drejtoje ekipin apo do t’i jape lamtumiren skuadres me te eilen ne 4 vitet e fundit ka dominuar skenen boterore. Dje Guardiola eshte takuar me asistentin e tij per te diskutuar rreth te gjitha opsioneve te mundshme qe i paraqiten aktualisht trajnerit, i eili eshte me i kerkuari ne bote per momentin.

Takimi me Rosell pritet te zhvillohet sonte ne darke, ndersa lojtaret do te mesojne vendimin e trajnerit qe ne stervitjen e tyre te pare apo maksimumi neser. Cilido qofte vendimi, Guardiola ka vendosur qe ta beje ate menjehere publik, pasi nuk deshiron qe te vonoje planet e klubit per te ardhmen. Mediat spanjolle kane aluduar se ai ka vendosur qe te largohet, ndonese disfatat e fundit e kane bere me te veshtire kete vendim pasi ai do te deshironte te ikte me nje trofe tjeter te fituar, kampionatin apo Champions League. Largimi ne kushtet aktuale do te dukej sikur nuk kishte me besim te aftesite e skuadres qe ka ndertuar vete.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus