Kyresore » 2012 » Janar » 19 » Barcelona sërish më e mirë se Mbretërit (+VIDEO)
2:53 AM
Barcelona sërish më e mirë se Mbretërit (+VIDEO)
Barcelona ka arritur të shënojë fitore me rezultat 1-2 në takimin e zhvilluar të mërkurën mbrëma kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu në supersfidën e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit. Të parët që kaluan në epërsi ishin madrilenët, edhe pse Barcelona kishte dominim në posedimin e topit. Goli i parë erdhi në minutën e 11-të nga Cristiano Ronaldo ndërsa disa minuta më vonë Alexis Sanchez goditi traversën, por rezultati mbeti i pandryshuar. Në fillimin e pjesës së dytë (49’), kapiteni Carles Puyol arriti të shënojë pas një aksioni të organizuar mirë, 1-1. Në minutën e 77-të, Eric Abidal kaloi në epërsi Blaugranët pas një pasimi të Lionel Messit, 1-2. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Camp Nou, ku Barcelona do të presë Realin me avantazhin e ndeshjes së sotme.

Real Madrid 1-2 Barcelona (Copa Del Rey)by goalsarena2012
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus