Kyresore » 2012 » Prill » 2 » Baresi: Barcelona mbetet favorite
3:35 PM
Baresi: Barcelona mbetet favorite
Franco Baresi, ish-kapiteni i Milanit dhe ai që konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të historisë së futbollit, është shprehur në një intervistë për gazetën spanjolle ‘AS’ se Barcelona mbetet favorite ndaj Milanit për tu kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. "Pas ndeshjes së parë (0-0) unë vazhdoj të mendoj se Barcelona është favorite. Nuk mendoj vetëm unë kështu, por e gjithë Italia. Gjithsesi Milani ka shanset e tij në Camp Nou. E rëndësishme ishte që në San Siro nuk u pësua gol dhe objektivi i ndeshjes së parë u arrit”, deklaroi ish-numri 6 i kuqezinjve.Baresi mendon se Ibrahimovic do të jetë arma e Milanit në takimin ndaj katalanasve: "Ai është më i rrezikshmi dhe të gjithë e dinë këtë. Ibra është në formë dhe kjo rrit shanset e kuqezinjve edhe pse të gjithë lojtarët e tjerë po luajnë mirë. Të gjithë janë të motivuar për të eliminuar Barcelonën.”Duke u nisur nga eksperienca e tij e gjatë si mbrojtës, Baresi jep mendimin e tij se si mund të ndalet Leo Messi."Është shumë i vështirë për tu markuar. Lëviz mirë dhe gjen hapësirat e duhura për të goditur portën apo pasuar tek shokët. Të gjithë lojtarët e Milanit duhet të jenë të përqendruar përballë këtij lojtari të jashtëzakonshëm, i cili në shumë pak sekonda mund të zgjidhë ndeshjen”, shprehet legjenda kuqezi.

Allegri: Barça? Një finale për ne

"Jemi gati për Barcelonën. Në Camp Nou duhet të luajmë si në ndeshjen e parë dhe të mos pësojmë gol. Është si një finale dhe ne mund të shënojmë të paktën një gol.”

Kështu është shprehur tekniku i Milanit, Massimiliano Allegri, para se të niste udhëtimin me skuadrën për në Spanjë.

Trajneri shton për mediat italiane: "Nesta është në dyshim dhe do presim për të parë nëse do të aktivizohet apo jo. Abbiati do të jetë me siguri në portë.”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus