Kyresore » 2012 » Prill » 6 » Baseli gjithnjë e më afër mbrojtjes së titullit
12:17 PM
Baseli gjithnjë e më afër mbrojtjes së titullit
Skuadra e Baselit, pjesë e së cilës janë dyshja kosovare Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, ka bërë një hap tjetër para drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të Zvicrës, pasi ka mposhtur të mërkurën mbrëma Lausannen me rezultatin 2:0. Shaqiri e Xhaka ishin titullarë në këtë ndeshje që u luajt në Lausanne. Xhaka luajti tërë ndeshjen, ndërsa Shaqiri luajti 88 minuta. Baseli pas 26 xhirove, kryeson me 58 pikë, plot 17 më shumë se Luzerni që zë pozitën e dytë. Baseli ka fituar dy titujt e fundit të kampionit të Zvicrës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus